Kosova, Shqipëria e Kroacia me deklaratë për bashkëpunim trepalësh

Kosova, Shqipëria e Kroacia me deklaratë për bashkëpunim trepalësh

Kosova, Shqipëria e Kroacia kanë nënshkruar Deklaratën e Bashkëpunimit Trepalësh Ushtarak.

Kështu ka bërë të ditur ministri Mbrojtës së Shqipërisë, Pirro Vengu, i cili priti homologët e tij nga Kosova e Kroacia.

Vengu tha se kjo deklaratë synon të forcojë aftësitë mbrojtëse të tre vendeve.

“Bashkë me homologët nga Kosova dhe Kroacia nënshkruajmë Deklaratën e Bashkëpunimit Tripalësh Ushtarak, e cila synon të forcojë aftësitë mbrojtëse të tre vendeve, të rrisë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe të përmirësojë ndërveprimin ushtarak përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta”, ka theksuar ai.