HomeAktualeKosova sekuestron asete në vlerë prej 1 milion eurosh të një rrjeti...

Kosova sekuestron asete në vlerë prej 1 milion eurosh të një rrjeti të trafikimit të drogës

spot_img

Policia e Kosovës nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka zhvilluar një operacion në Prishtinë më 30 qershor, si rezultat i të cilit janë sekuestuar asete me vlerë 1 milion euro.

Operacioni është realizuar në kuadër të një hetimi mbi pastrimin transnacional të të ardhurave të nxjerra nga trafikimi i drogës, i realizuar nga autoritetet italiane dhe franceze, të koordinuara nga Europol dhe Eurojust, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Speciale dhe Policinë e Kosovës.

Analiza e materialit të sekuestruar gjatë hetimit, së bashku me informacionin e marrë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës – Departamenti për Hetimin e Krimit të Organizuar në ekzekutimin e një kërkese për ndihmë të ndërsjellë juridike të paraqitur nga autoritetet gjyqësore italiane, i mundësoi hetuesve të identifikonin llogaritë bankare, interesat e biznesit, pasuritë e paluajtshme dhe automjetet me vlerë të lartë në pronësi të një çifti të martuar shtetas të Kosovës që banojnë në Itali.

Çifti, i cili është nën hetim penal në Itali me dyshimin për pastrim parash, u arrestua në Francë në shtator 2025. Policia kishte zbuluar më shumë se 56 kilogramë shufra ari dhe 2.5 milionë euro të fshehura brenda në ndarjeje të modifikuar të dy automjeteve.

Po ashtu, po në shtator 2025, ishin sekuestruan të ardhura të tjera nga veprimet kriminale me vlerë më shumë se 30 milion euro. Këto asete ishin të lidhura me një rrjet kriminal transnacional të angazhuar në pastrimin e të ardhurave të gjeneruara nga trafikimi i drogës në Francë nga individë të lidhur me grupe kriminale në Francë.

Sipas autoriteteve, konvertimi i parave të gatshme në ar shërbeu për një qëllim të dyfishtë: fshehjen e origjinës së paligjshme të të ardhurave kriminale dhe lehtësimin e fshehjes dhe transportit të tyre ndërkufitar, veçanërisht në Kosovë, Turqi dhe Marok.

Në ekzekutimin e kërkesës për ndihmë të ndërsjellë ligjore, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës – Departamenti për Hetimin e Krimit të Organizuar, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ndërmori të gjitha masat e nevojshme procedurale dhe hetimore, duke rezultuar në identifikimin, gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve brenda territorit të Republikës së Kosovës me një vlerë të vlerësuar prej afërsisht 1 milion eurosh.

Europol dhe Eurojust ofruan mbështetje të konsiderueshme gjatë gjithë hetimit duke lehtësuar bashkëpunimin gjyqësor dhe operacional ndërkufitar midis autoriteteve italiane, franceze dhe atyre të Kosovës, të cilat kanë luajtur një rol kyç në identifikimin, gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale në juridiksione të shumta.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...