
Kosova radhitet në vendin e 29-të në Raportin Botëror të Lumturisë
Sipas Raportit Botëror të Lumturisë, Kosova ka zënë vendin e 29-të, duke u pozicionuar mes vendeve më të lumtura në botë.
Ky studim është zhvilluar në 147 shtete dhe vlerëson cilësinë e jetesës dhe mirëqenien e qytetarëve.
Në rajon, Sllovenia renditet më lart – në vendin e 19-të, ndërsa Serbia ndodhet në vendin e 31-të. Bosnja dhe Hercegovina ka zënë vendin e 56-të, Mali i Zi është në vendin e 71-të, Kroacia në të 72-in, ndërsa Greqia në vendin e 81-të në listë.
Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë më poshtë në listë, në vendet e 85-të, 86-të dhe 89-të.
Ndërkohë, shteti që është renditur si më i lumturi në botë për herë të tetë radhazi është Finlanda, duke ruajtur titullin e dominimit në këtë raport global.