HomeAktualeKosova prezantohet për herë të parë si shtet partner në forumin “Future...

Kosova prezantohet për herë të parë si shtet partner në forumin “Future Industry Minds” në Gjermani

spot_img

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se Republika e Kosovës po prezantohet për herë të parë si shtet partner zyrtar në forumin e biznesit “Future Industry Minds”, i cili po mbahet në Bensberg të Gjermanisë.

Sipas saj, pjesëmarrja e Kosovës në këtë organizim paraqet një angazhim të rëndësishëm në promovimin e mundësive investive dhe potencialit ekonomik të vendit.

Ministrja Kusari-Lila ka njoftuar se hapjen e forumit për bizneset nga Kosova dhe Gjermania do ta bëjë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Në këtë forum po marrin pjesë kompani kosovare nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë, përfshirë teknologjinë, industrinë, ndërtimin, shërbimet dhe prodhimin. Kompanitë pjesëmarrëse janë ReachXCEL, Elektrostublla, Blendi Print, Hexaworld, Titan Sharrcem, Novus, Speeex, Arquail, Accountric LLC, Starlabs dhe Reach TEQ.

Këto kompani përfaqësojnë fusha të rëndësishme si BPO dhe shërbimet ndaj klientëve, elektroteknologjia dhe elektronika, printimi dhe menaxhimi i zyrës, alumini dhe dritaret, çimentoja dhe materialet ndërtimore, softueri, teknologjia informative dhe siguria kibernetike, ndërtimi, si dhe kontabiliteti dhe konsulenca financiare.

Gjatë dy ditëve të forumit, kompanitë kosovare do të kenë mundësinë të zhvillojnë takime të drejtpërdrejta me përfaqësues të industrisë gjermane nga sektorë të ndryshëm, me synim krijimin e partneriteteve dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik.

Ministrja Kusari-Lila ka theksuar se partneritetet që mund të krijohen në kuadër të këtij forumi kanë potencial të sjellin rezultate konkrete për ekonominë e Kosovës dhe të dëshmojnë se Kosova është një partner ekonomik i besueshëm.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në panelin ku do të diskutohet për zhvillimin e industrisë dhe dinamikat që ndikojnë në të. Paneli do të moderohet nga Prof. Dr. Dirk Hartel, ndërsa pjesëmarrës do të jenë edhe përfaqësues të Siemens AG, Flaconi GmbH dhe BMZ-së.

Lajmet e Fundit

Dardanet U19 barazojnë me Maqedoninë e Veriut

Kombëtarja e Kosovës U19 e vajzave ka barazuar 1:1 ndaj Maqedonisë së Veriut, në...

Guvernatori Ismaili prezanton stabilitetin financiar dhe reformat rregullative të Kosovës në Forumin Ekonomik të Stambollit

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, mori pjesë si...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

Përtej subvencioneve: Si të jetojmë në shtëpi më të ngrohta me fatura më të ulëta?

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...