Kosova pësoi humbje nga Azerbajxhani
Përkundër tre çerekeve të barabartë, Kosova pësoi humbje nga Azerbajxhani me rezultat 87:77 (19:19, 24:25, 16:16, 28:17).
Ndeshja në fakt ka qenë e baraspeshuar për 30 minuta, ku asnjëra nuk arriti të shkëputej, por u vendos në dhjetë minutat e fundit, ku vendasit me përkrahjen e publikut arritën të fitojnë 87:77, ndërsa te Kosova u lënduan Dardan Berisha dhe Meriton Ismaili.
Te Kosova u dalluan Dardan Kapiti me 19 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime, Musab Mala me 16 pikë e gjashtë asistime dhe Dardan Berisha me 20 pikë e katër asistime.
Kosova dhe Azerbajxhani kanë nga një fitore dhe një humbje në Rrethin e Parë Parakualifikues për FIBA Kupën e Botës 2027.
Sfidat e radhës për Dardanët do të jenë në muajin nëntor, në udhëtim ndaj Zvicrës dhe Irlandës.