Kosova përmbyll me sukses marrëveshjen e tregtisë së lirë me vendet e EFTA-

Kosova përmbyll me sukses marrëveshjen e tregtisë së lirë me vendet e EFTA-

Kosova ka përmbyllur me sukses negociatat për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me vendet e Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA): Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

“Pas katër raundeve negociata, të filluara në vitin 2022 kjo është një arritje e jashtëzakonshme për vendin, duke hapur kështu rrugën për zhvillim ekonomik dhe mundësi të reja për ndërmarrjet, industritë dhe qytetarët nga të dyja palët. Marrëveshja përfshin fushën e tregtisë së mallrave dhe atë të shërbimeve. Vlen të theksohet që Kosova është i vetmi shtet nga vendet e rajonit, që negocion tregtinë e shërbimeve me vendet e EFTA-së. Kjo ka rëndësi jetike duke pasur parasysh potencialin që Republika e Kosovës ka në ofrimin e shërbimeve profesionale. Marrëveshja e sotme shënon jo vetëm përfundimin e negociatave, por edhe fillimin e një partneriteti më të fortë mes vendeve tona. Dhe siç dihet, vendet e EFTA-së kanë rëndësi strategjike për ekonominë e vendit”, ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Negociatat e EFTA-s u udhëhoqën nga Zef Dedaj, udhëheqës i delegacionit të Kosovës, ndërsa nga radhët e EFTA-s nga Karin Buechel, udhëheqëse e delegacionit.