
Kosova përmbyll me sukses Kryesimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor (WBF) për vitin 2025
Republika e Kosovës përmbylli me sukses kryesimin njëvjeçar të Fondit të Ballkanit Perëndimor (WBF), duke ia dorëzuar zyrtarisht Kryesinë Malit të Zi.
Gjatë këtij viti, Kosova kontribuoi në forcimin e bashkëpunimit rajonal, zhvillimin e shoqërisë civile dhe afrimin e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, duke u udhëhequr nga parimet e barazisë, transparencës dhe llogaridhënies.
U shënua rritje rekord e aplikimeve në programet e Fondit, përfshirë Thirrjen e 7-të për Propozime dhe skemat WBF MOVE, si dhe avancim i iniciativave rajonale në kulturë, kreativitet, bursa dhe rrjetëzim.
Në kuadër të kësaj agjende, Republika e Kosovës inicioi praktikën e organizimit të ceremonisë së bartjes së Kryesimit të Fondit, e cila u shënua përmes një organizimi të mbajtur në qershor në Prishtinë. Kjo praktikë tanimë shërben si platformë reflektimi dhe uniteti dhe shënon përmbylljen e Kryesimit nga një shtet dhe tranzicionin drejt fazës së ardhshme të bashkëpunimit rajonal.
Kosova do të vazhdoj të jetë partnere konstruktive dhe kontribuoj në kuadër të iniciativave dhe organizatave rajonale.
