
Kosova përkrah SHBA-të ndaj Iranit, Kurti: Bota ka nevojë për më pak bomba bërthamore
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zhvillimeve ndërkombëtare që lidhen me programin bërthamor të Iranit, duke e cilësuar rritjen e armatimit nuklear si kërcënim serioz për sigurinë globale.
“Siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore që vënë në rrezik gjithë njerëzimin,” ka deklaruar Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore që vënë në rrezik gjithë njerëzimin. Posaçërisht kur shtete autoritare zhvillojnë programe për pajisje me armatim nuklear, kjo çështje bëhet urgjente dhe alarmuese. Republika e Kosovës përkrah qëndrimin e ShBA-ve dhe të Bashkimit Evropian rreth programit të Iranit për t’u pajisur me armë nukleare. ShBA-të janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special. Republika e Kosovës është e përcaktuar fuqishëm në mbrojtje të vlerave demokratike dhe euro-atlantike. ShBA-të janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur”, ka shkruar Kurti në Facebook.