Kosova për herë të parë ka Strategji Shtetërore për Rininë
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar Strategjia Shtetërore për Rininë 2024 – 2032, si dokumenti i parë strategjik për zhvillimin e rinisë me qasje ndërsektoriale dhe ndërhyrje ndërministrore.
Përgjatë vitit të fundit, ministria ka bashkëpunur me të gjitha institucionet publike sektoriale, me profesionistë të fushave dhe me vet të rinjtë për të hartuar një dokument që sjell në tavolinë sektorin publik për t’i identifikuar dhe adresuar sfidat e të rinjve në Kosovë.
Derisa Strategjia trajton të gjitha nevojat dhe sfidat qendrore të rinisë, zbatimi i saj do të përkthehet në tri plane 3-vjeçare të punës. Dokumenti i sotëm, përveç se është strategji ombrellë, shoqërohet me planin e tij të parë të veprimit, i cili në fokus ka rritjen e shkathtësive të të rinjve, shërbimin e tyre të drejtpërdrejtë dhe ngritjen e mirëqenies, shëndetit dhe sigurisë.
Për ta bërë këtë dokument të rëndësisë së veçantë sa më të qasshëm, ai është hartuar në pesë gjuhë: shqip, serbisht, anglisht, në gjuhën turke dhe rome.