Kosova nga ora 19:00 përballet me Irlandën
Kombëtarja e Kosovës në basketboll, do të nis sot rrugëtimin në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2027.
“Dardanët” sfidën e parë do ta zhvillojnë ndaj Irlandës në Prishtinë, e cila nis në ora 19:00 në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit”.
Ndërkaq, sfidën e dytë ndaj Azerbajxhanit më 25 shkurt në udhëtim.
Raundi i parë parakualifikues i Kupës së Botës të Basketbollit FIBA 2027 do të luhet në tre dritare më 19-27 shkurt 2024, 18-26 nëntor 2024 dhe 17-25 shkurt 2025, nga një ndeshje në shtëpi dhe jashtë.
Të tre fituesit e grupeve së bashku me skuadrën e renditur më të mirë në vendin e dytë do të kalojnë në raundin e dytë parakualifikues të Kupës së Botës 2027 të FIBA-s, i cili do të luhet në verën e vitit 2025.