Kosova në epërsi ndaj Qipros, shënon Muriqi nga penalltia

Kosova në epërsi ndaj Qipros, shënon Muriqi nga penalltia

Kosova ka kaluar në epërsi në duelin që po zhvillohet ndaj Qipros në kuadër të ndeshjes së dytë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Pas një kombinimi të bukur mes Milot Rashicës dhe Donat Rrudhanit, ky i fundit me një depërtim fantastik arriti që ta fitojë penalltinë.

I saktë nga pika e bardhë u tregua Vedat Muriqi i cili shënoi për 1-0 në minutën e tetë duke e çuar portierin në kahun e kundërt.