Kosova mposhtet në Sllovaki
Kosova ka pësuar humbje 3-0 ndaj Sllovakisë në ndeshjen e zhvilluar sot në City Hall Nitra, Sllovaki, si pjesë e fazës kualifikuese për CEV EuroVolley.
Setet përfunduan me rezultatet 25-21, 25-14, dhe 25-9, duke treguar një dominim të ekipit vendas.
Kjo ishte ndeshja e dytë për Kombëtaren e Kosovës, pas përballjes së tyre me Letoninë në Gjilan.
Pavarësisht rezultatit, Kosova pati një performancë dinjitoze, me kapitenin Gazmend Husaj që u dallua si MVP i ndeshjes, duke shënuar plot 17 pikë.
Ekipi i Kosovës do të vazhdojë të përgatitet për ndeshjet e ardhshme, duke u fokusuar në përmirësimin e performancës dhe përfaqësimin dinjitoz të vendit në skenën ndërkombëtare.
Ndeshjen e rradhës, Kosova e pret pikërisht Sllovakinë.