
Kosova mikpritëse e Kampionatit Evropian Esports KOSOVA 2025
Ngjarja më e madhe e Lojërave Elektronike në Evropë do të mbahet në Prishtinë në korrik të këtij viti. Me 45 shtete pjesëmarrëse dhe me mbi 250 lojtarë, ky kampionat do të sjell në Prishtinë garat e Counter-Strike 2 dhe Dota 2. Kështu ka thënë kryeministri Albin Kurti në Facebook.
“Sot në mëngjes e zyrtarizuam organizimin bashkë me Federatën Evropiane të Esports, Federatën e Esports të Kosovës dhe me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Urime për të gjithë gamers dhe shikuesit e esports për këtë ngjarje të madhe. Kjo është mundësi e mirë që të shohim nga afër një organizim të jashtëzakonshëm, por edhe rast që Kosova të ketë rritje të investimeve dhe turizmit sportiv”, ka shkruar Kurti.