Homeballine 2Kosova mëson kundërshtaret në edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtaret në edicionin e ri të Ligës së Kombeve

spot_img

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka mësuar kundërshtaret për edicionin e ri të UEFA Ligës së Kombeve. Dardanet do të garojnë në Ligën B, ku shorti i hedhur të martën në selinë e UEFA-s në Nion i vendosi në Grupin B4, së bashku me Slloveninë, Turqinë dhe Hungarinë.

Në ceremoninë e tërheqjes së shortit, Federata e Futbollit e Kosovës u përfaqësua nga shefja e futbollit të femrave, Valbona Gashi Uka, dhe përzgjedhësja e Kombëtares, Sanije Krasniqi.

Kjo e fundit e vlerësoi si të favorshëm shortin. “Pa dyshim që Liga B është një nivel më i lartë se Liga C, por besoj se edhe ne jemi rritur si ekip dhe kemi potencial të mirë. Duke pasur parasysh kundërshtaret e mundshëm, mendoj se kemi pasur një short të favorshëm. Tani na mbetet që të përgatitemi me përkushtim dhe do të mundohemi të arrijmë rezultate pozitive në çdo ndeshje”, tha përzgjedhësja Sanije Krasniqi.

Në edicionin e ri, Liga A dhe Liga B do të përbëhen nga 16 kombëtare secila, ndërsa 22 kombëtaret e tjera do të garojnë në Ligën C.

Liga A dhe Liga B do të ndahen në nga katër grupe me nga katër skuadra, ndërsa Liga C do të përbëhet nga gjashtë grupe, katër prej të cilave me nga katër skuadra dhe dy me nga tri skuadra.

Ndeshjet e xhiros së parë dhe të dytë të fazës së grupeve do të zhvillohen në periudhën 23 shkurt –6 mars 2027. Ndeshjet e xhiros së tretë dhe të katërt janë paraparë për periudhën 13–24 prill, ndërsa ndeshjet e dy xhirove të fundit të fazës së grupeve do të zhvillohen nga 7 deri më 15 qershor 2027.

Lajmet e Fundit

Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në Bare

Në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale, duke përmbyllur...

Për çështje familjare, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kosova si fuqi globale e xhudos!

Në kuadër të International Strategy Forum Kosova 2026, u zhvillua paneli “Kosova as a...

Albert Krasniqi për Gjykatën Speciale: Është pikërisht ajo që tha Thaçi, politikë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë...

Më të lexuarat

Kosova dhe ripërballja me krizën energjetike

Shkruan: Ethem Çeku Ripërsëritja e krizave energjetike në Kosovë pasqyron dobësi strukturore dhe gabime të...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...