Kosova merr pjesë në turneun “Turkish Women’s Cup” në Alanya

Kosova merr pjesë në turneun “Turkish Women’s Cup” në Alanya

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave edhe sivjet do të marrë pjesë në turneun prestigjioz “Turkish Women’s Cup” në Alanya të Turqisë, në periudhën prej 21 deri më 27 shkurt.

Në këtë turne, Dardanet do të ballafaqohen me Hong Kongun, Estoninë dhe Indinë.

Përzgedhësja Anneli Andersen për këtë turne ka ftuar 24 futbolliste. Pas suksesit në Ligën C të Ligës së Kombeve, ku Kosova fitoi grupin në konkurrencë me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, ky turne do të jetë mundësi e mirë për ta mbajtur formën e mirë dhe për të vazhduar rritjen e performancës.

Dardanet nesër grumbullohen në Alanya, derisa ndeshjen e parë e zhvillojnë pasnesër kundër Hong Kongut.