Kosova me tetë xhudistë në Grand Slamin e Parisit
Kosova do të jetë pjesëmarrëse me tetë xhudistë në Grand Slamin e Parisit.
Kështu ka bërë të ditur Federata e Xhudos e Kosovës, njofton Klankosova.tv.
Gara do të mbahet nga 2 deri më 4 shkurt.
Ky Grand Slam do të ketë pjesëmarrës nga pesë kontinente, plot 110 shtete, 661 garues, nga të cilët 384 meshkuj dhe 277 femra.
Nga Kosova, pjesëmarrës do të jenë këta xhudistë:
- Distria Krasniqi (-52 kg),
- Nora Gjakova (-57 kg),
- Flaka Loxha (-57 kg),
- Laura Fazliu (-63 kg),
- Loriana Kuka (-78 kg),
- Akil Gjakova (-73 kg),
- Dardan Cena (-73 kg),
- Shpati Zekaj (-100 kg).
Sipas njoftimit, Distria, Nora dhe Flaka do të ndeshën të premten; Laura, Akili e Cena të shtunën; kurse Loriana Kuka dhe Shpat Zekaj do të ndeshën të dielën.
Garuesit do të jenë nën udhëheqjen e trajnerit e selektorit të ekipit kosovar, Driton Kuka dhe trajneres Majlinda Kelmendi.