Kosova me pozitë të njëjta në FIFA
Kombëtarja e Kosovës në futboll ka mbetur në pozitën e njëjtë, 102, në renditjen e fundit të publikuar nga FIFA ditën e sotme (4 prill).
Në muajin mars, Kosova luajti dy ndeshje miqësore, duke arritur një fitore dhe një humbje. Më 22 mars fitoi me rezultat 1:0 kundër Armenisë në Jerevan, ndërsa më 26 mars në Budapest humbi nga Hungaria me rezultat 2:0, raporton Klankosova.tv.
Shqipëria ndërkaq, nga pozita e 64-të ka rënë në pozitën e 66-të me 1375 pikë.
Kjo pasi në mars, kombëtarja shqiptare i humbi dy ndeshjet miqësore – atë me Kilin 3:0 dhe Suedia me rezultat 1:0.