HomeSportKosova gati për sfidën me Austrinë në Vjenë

Kosova gati për sfidën me Austrinë në Vjenë

spot_img

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e nesërme kundër Austrisë, e cila do të zhvillohet në Vjenë.

Në seancën e sotme, Albian Hajdari dhe Edon Zhegrova janë stërvitur të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, duke zhvilluar vrapime të lehta për shkak të shqetësimeve të paraqitura nga ndeshja e kaluar.

Ndërkohë, pjesa tjetër e futbollistëve ka zhvilluar stërvitjen me intensitet të plotë, nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda dhe stafit të tij.

Fokusi kryesor i seancës ishte te përgatitjet taktike, me stafin teknik që punoi me futbollistët në detajet e planit të lojës dhe mënyrën se si Dardanët synojnë ta përballojnë sfidën ndaj Austrisë.

Kosova tashmë është e fokusuar plotësisht në ndeshjen e nesërme, me synim një paraqitje sa më të mirë në Vjenë.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...