Kosova garon në FIBA turneun e YDF-së në Bullgari 

Kosova garon në FIBA turneun e YDF-së në Bullgari 

Nga 25 deri më 30 mars është zhvilluar turneu i FIBA YDF-së në Bullgari për U14, në të dyja konkurrencat.

Në këtë turne marrin pjesë pesë shtete, aq sa janë pjesë e Projektit të FIBA-s, në mesin e tyre edhe Kosova.

Kosova ka marrë pjesë me dy grupmoshat U14, ku qëllimi i turneut është të zhvillojë talentet e reja.

Vajzat dhe djemtë janë ndeshur me Rumaninë, Maqedoninë Veriore, Turqinë dhe Bullgarinë.

FBK dhe FIBA YDF kanë bashkëpunim që nga viti 2016, bashkëpunim ky që ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale të lojtarëve/eve.