Kosova fitoi ndaj Islandës, presidenti i FFK-së: Një paraqitje dinjitoze e djemve dardanë

Kosova fitoi ndaj Islandës, presidenti i FFK-së: Një paraqitje dinjitoze e djemve dardanë

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar mbrëmë fitore të rëndësishme në përballjen e parë të “play-off”-it për inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Në një atmosferë madhështore në stadiumin e stërmbushur “Fadil Vokrri”, Dardanët triumfuan me rezultat 2:1.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka theksuar se Kosova shkëlqeu në ndeshjen e parë të “Play-Off”-it të Ligës së Kombeve, duke triumfuar me shpirt luftarak kundër Islandës.

“Një paraqitje dinjitoze e djemve dardanë dhe një hap i madh drejt objektivit të madh – promovimit në Ligën B”.

“Tash vëmendja drejt ndeshjes së kthimit në Murcia, aty ku do t’i japim vulë suksesit tonë më të madh deri më tash – ngjitjes në Ligën B. Urime djemë dardanë! Ne besojmë te ju! Falënderoj të gjithë tifozët për mbështetjen dhe motivimin e ekipit drejt kësaj fitoreje”, ka shkruar Ademi në Facebook.