“Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse për përkrahjen e saj”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përkujtuar ish-sekretaren e shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright në dyvjetorin e vdekjes.
Kurti, potencoi se Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse ndaj saj për ndalimin e gjenocidit në Kosovë.
“Kanë kaluar dy vjet që nga vdekja e Sekretares së Shtetit të SHBA, Madeleine Albright, një avokate e vendosur për vlerat amerikane jashtë vendit. Kosova do të jetë gjithmonë jashtëzakonisht mirënjohëse për përkrahjen e saj ndaj ndërhyrjes së NATO-s, e cila ndaloi krimet e papërshkrueshme të gjenocidit”, shkroi Kurti në platformën X.