Kosova dhe Shqipëria sot mësojnë shortin e UEFA Nations League

Kosova dhe Shqipëria sot mësojnë shortin e UEFA Nations League

Sot shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA hedh shortin e Nations League në qytetin e bukur të Parisit.

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë mësojnë kundërshtarët në Ligën B dhe C.

Ekipi “Dardan” bën pjesë në Ligën C dhe si kundërshtarë mund t’i ketë shtetet si: Rumania, Suedia, Armenia, Luksemburgu, Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut, Qipro, Bjellorusia, Lituania ose Gjibraltari, Estonia dhe Letonia.

Kurse “Kuqezinjtë” si kundërshtarë të mundshëm mund t’i ketë këto shtete: Austria, Çekia, Anglia, Uellsi, Finlanda, Ukraina, Islanda, Norvegjia, Gjeorgjia, Greqia, Turqia dhe Kazakistani.

Kujtojmë që ky short fillon nga ora 18:00 në Paris të Francës.

Ndeshjet e para pritet të zhvillohen nga datat 5-7 shtator.