“Kosova dhe Serbia duhet ta çojnë përpara zbatimin e Ohrit”
“Kosova dhe Serbia duhet ta çojnë përpara zbatimin e Ohrit”.
Kështu ka deklaruar, Manuel Sarrazin, i ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor.
“Ne jemi për Ohrin dhe duam që të dyja palët ta çojnë përpara zbatimin e Ohrit dhe mendoj se kjo është vendimtare. Dua ta them në mënyrë eksplicite, e ardhmja e të gjithë rajonit është në BE dhe kjo duhet të qëndrojë nganjëherë mbi politikën e brendshme”, tha ai.
Sarrazin këto deklarime i bëri në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munchen.
Ai theksoi se qëllimi kryesor është “integrimi i suksesshëm i Ballkanit Perëndimor në BE”.
Intervistën e plotë dhënë për Deutsche Welle mund ta gjeni KËTU.