Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

“Një lajm i mrekullueshëm sot nga Halifaxi: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak”, ka shkruar presidentja Vjosa Osmani në Facebook.

Ajo ka treguar se së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, takuan ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, Bill Blair, i cili ua dha lajmin e mirë rreth këtij programi, pas kërkesës që ia kam bërë ish-ministres së mbrojtjes gjatë vizitës sime të mëparshme në Kanada.

“Kosova dhe Kanadaja – një partneritet në rritje në dobi të qytetarëve, paqes dhe sigurisë!”, thotë Osmani.