Kosova dhe Arabia Saudite me marrëveshje për nisjen e linjave ajrore direkte
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu së bashku me Ali Bin Mohammed Rajab, zëvendëspresident ekzekutiv për Transportin Ajror dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar nga Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil, kanë nënshkruar marrëveshjen për shërbime ajrore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Me këtë rast, Aliu tha se kjo marrëveshje është me rëndësi të veçantë për aviacionin civil, e cila krijon mundësinë për nisjen e linjave ajrore direkte ndërmjet të dy vendeve.