Dy Kombëtaret e volejbollit të Kosovës, e vajzave dhe e djemve, kanë arritur në Taranto, të gatshme për sfidën historike në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.
Federata e Volejbollit ka njoftuar se udhëtimi ka shkuar sipas planit, ndërsa ekipet tashmë janë akomoduar në anijen AROYA, e cila do të jetë adresa e tyre e vendqëndrimit gjatë gjithë qëndrimit në “Fshatin e Lojërave Mesdhetare”.
Tani gjithçka është gati për ndeshjet e para!
KOMBËTARJA E VAJZAVE
🇽🇰 20 gusht | Kosovë – Greqi 🇬🇷 | 20:00
🇩🇿 21 gusht | Algjeri – Kosovë 🇽🇰 | 11:00
🇽🇰 24 gusht | Kosovë – Maqedonia e Veriut 🇲🇰 | 11:00
🇹🇷 26 gusht | Turqi – Kosovë 🇽🇰 | 14:00
KOMBËTARJA E DJEMVE
🇽🇰 20 gusht | Kosovë – Greqi 🇬🇷 | 12:00
🇽🇰 22 gusht | Kosovë – Spanjë 🇪🇸 | 17:00
🇪🇬 23 gusht | Egjipt – Kosovë 🇽🇰 | 17:00
🇹🇷 25 gusht | Turqi – Kosovë 🇽🇰 | 14:00
🇽🇰 Dy Kombëtare. Një mision. Një Kosovë.
Taranto 2026, aventura historike e volejbollit kosovar, nis tani!

