Kontrollet mjekësore zbulojnë shkallën e dëmtimit të Gjimshitit, ja kur kthehet mbrojtësi i Atalantës

Kontrollet mjekësore zbulojnë shkallën e dëmtimit të Gjimshitit, ja kur kthehet mbrojtësi i Atalantës

Dy humbje radhazi në kampionat, autogoli ndaj Interit në shtëpi dhe tashmë një tjetër dëmtim në një verë veçanërisht të komplikuar edhe nga ky këndvështrim për Atalantën: atë të Berat Gjimshitit.

Ish-mbrojtësi i Beneventos është dashur të ndalet në kampin stërvitor të Shqipërisë, ku kishte mbërritur për ndeshjet e para të grupit të Ligës së Kombeve. Dhe tani, si bashkëlojtarët e tjerë, ai do t’i mungojë Gian Piero Gasperinit. Një tjetër opsion i çmuar iu shtohet mungesave tek Atalanta.

Djimsiti është i freskët edhe nga nata fatkeqe në “San Siro” ndaj Interit, në të cilën shënoi autogol, duke i hapur menjëherë rrugën suksesit të skuadrës së Simone Inzaghit.

Federata Shqiptare e Futbollit kishte folur për një problem muskulor, ndërsa nga kontrollet e mëtejshme të kryera nga Gjimshiti në Zingoni u evidentua një dëmtim i shkallës së parë në kuadricepsin e kofshës së djathtë.

Gjimshiti do të mungojë në dy ndeshjet që Shqipëria do të luajë në Ligën e Kombeve, mes datave 7 dhe 10 shtator. Të shtunën, kombëtarja e Sylvinhos do të udhëtojë drejt Çekisë për t’u përballur me Ukrainën, më pas do të presë Gjeorgjinë tri ditë më vonë.

I padisponueshëm, Gjimshiti është kthyer në Bergamo dhe do të qëndrojë larg fushave për rreth 20 ditë. Rikthimi i tij pritet në fund të shtatorit. Atalanta do ta humbasë Gjimshitin për ndeshjet kundër Fiorentinës, Arsenalit (në Champions League) dhe Como. Mbrojtësi shqiptar mund të jetë sërish i disponueshëm më 29 shtator në Bologna.