Konsulata në Strasburg me objekt të ri, Kosova në proces të blerjeve edhe në shtete të tjera

Konsulata në Strasburg me objekt të ri, Kosova në proces të blerjeve edhe në shtete të tjera

Gjatë ditës së djeshme është pëuruar objekti i ri i Konsulatës së Kosovës në Strasburg të Francës.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë.

Kurti tha se në proces të blerjes janë edhe objektet e ambasadave në Itali, Turqi, Gjermani dhe Kanada, raporton Klankosova.tv.

“Dje përuruam objektin e ri të Konsulatës tonë në Strasburg që tashmë është pronë e shtetit dhe shtëpi e përhershme e Republikës së Kosovës. Po vazhdojmë me blerjen e objekteve të ambasadave tona në shtetet kyçe për shërbimin tonë diplomatik. Pas blerjes së objektit të ambasadave në ShBA, Angli, Kroaci, Senegal e tash në Strasburg, në proces të blerjes janë edhe objektet e ambasadave në Itali, Turqi, Gjermani dhe Kanada”, tha shefi i qeverisë.