Konstituohet Dega e PDK-së në Bruksel, kryetar u zgjodh Jetlir Llugani

Konstituohet Dega e PDK-së në Bruksel, kryetar u zgjodh Jetlir Llugani

Partia Demokratike e Kosovës nga sot është edhe më e madhe dhe më afër shqiptarëve kudo që jetojnë në Belgjikë, pas mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të degës, sot në Bruksel.

“Urime të gjithë aktivistëve të palodhur të degës sonë në këtë shtet dhe kryetarit të sapozgjedhur, Jetlir Llugani, të cilët do të punojnë bashkë për të fuqizuar zërin e mërgatës sonë”, ka theksuar lideri i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai ka theksuar se rritja e Partisë Demokratike të Kosovës në mërgatë nuk është e rastësishme.

“Ky është fryt i angazhimit tonë të përbashkët në secilin shtet ku jetojnë qytetarët tanë. Është pasqyrim i mbështetjes së parezervë për njëri-tjetrin në çdo përpjekje që synon ngritjen dhe përparimin e Kosovës. Faleminderit nga zemra të gjithë mërgimtarëve për mbështetjen dhe besimin në vizionin e PDK-së për të ardhmen e vendit tonë”, ka thënë Krasniqi.