Konstituimin e Kuvendit sot e ka bllokuar vetë Albin Kurti

Konstituimin e Kuvendit sot e ka bllokuar vetë Albin Kurti

Kryetaro i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se konstituimin e Kuvendit sot e ka bllokuar vetë Albin Kurti.

“Ligji e Kushtetuta e këtij shteti nuk lejojnë që të mbash edhe postin e Kryeministrit apo të Ministrit dhe të betohesh si deputet”.

“Nuk mund të ulesh në dy karrige njëkohësisht. Ne nuk mund ta shkelim Kushtetutën dhe të veprojmë ndryshe, prandaj nuk e votuam raportin”.

“Albin Kurti me ministrat e tij, nëse duan ta konstituojnë Kuvendin, le të tërhiqen ose nga postet ministrore, ose nga mandati i deputetit, e të mos i fajësojnë të tjerët për gabimet e veta”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.