Konjufca: Urime Z. Xhaferi – besoj se kjo do t’i hapë rrugën ndryshimeve të përparimit të vazhdueshëm politik

Konjufca: Urime Z. Xhaferi – besoj se kjo do t’i hapë rrugën ndryshimeve të përparimit të vazhdueshëm politik

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ia ka uruar postin e ri Talat Xhaferit.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Talat Xhaferit ia uroj pozitën e re të Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, këtë arritje të rëndësishme për të gjithë shqiptarët.

“Deri dje ai udhëhoqi shkëlqyeshëm Kuvendin e këtij vendi mik. Kryeministri shqiptar, sado me kompetenca dhe kohë të limituar, thyen një barrierë të perceptimit për këdo. Urojmë që kjo përgjegjësi e re t’iu shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim”.

“Bërja e Z. Xhaferi kryeministër deri në realizimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut vjen si mundësi që pjesëmarrja dhe integrimi i plotë i shqiptarëve të vlerësohet si synim i pashmangshëm, aq sa edhe përparimtar, prej të cilit përfiton më së miri vetë Maqedonia e Veriut. Urime z. Xhaferi dhe suksese në detyrën tuaj, duke shpresuar dhe besuar se kjo do t’i hap rrugën ndryshimeve të përparimit të vazhdueshëm politik!”, ka thënë Konjufca.