
Konjufca priti në takim ambasadorin francez, Olivier Guérot
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Në këtë takim, kryekuvendari Konjufca dhe ambasadori Guérot biseduan rreth zhvillimeve në Kosovë, si dhe rreth çështjeve të ndryshme të interesit të përbashkët.
Duke folur për raportet e mira mes vendeve tona, kryetari Konjufca u shpreh për rëndësinë e thellimit dhe avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në çdo drejtim, në perspektivat që hapin vlerat dhe qëllimet tona të përbashkëta.
Në këtë kuadër, bashkëbiseduesit folën për bashkëpunime përmes projekteve, e në të njëjtën kohë edhe për nevojën e takimeve të niveleve të ndryshme, përfshirë edhe ato në rafshin e parlamentarizmit.
Po ashtu, në takim u diskutua edhe rreth zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Kosovës, ecurinë para çertifikimit të rezultateve, legjislaturën dhe ekzekutivin e ardhshëm që do të burojnë nga këto zgjedhje.