Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot në takim njoftues Shefen e re të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Ambasadoren Vaiani Gaidatzi.
Zëvendëskryeministri Konjufca i uroi Ambasadores Gaidatzi mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Greqisë.
Gjatë takimit, vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, procesit të integrimit evropian të Republikës së Kosovës, si dhe zhvillimeve të fundit gjeopolitike në Evropë dhe ndikimit të tyre në rajon.

