Konjufca për relacionet e Osmanit me Kurtin: Mund të kenë dallime në qëndrime, por jo luftë politike

Konjufca për relacionet e Osmanit me Kurtin: Mund të kenë dallime në qëndrime, por jo luftë politike

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka folur në lidhje për relacionet e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me kryeministrin Albin Kurtin.

Konjufca mes tjerash thekson se mes tyre mund të ketë dallime në qëndrime për çështje të ndryshme por jo sipas tij, “luftë politike”, njofton Klankosova.tv.

“Sa i përket relacioneve të kryeministrit me presidenten, duke më përfshirë edhe mua si kryetar i Kuvendit të Kosovës, mendoj që relacionet janë të mira, nuk ka asgjë dramatike. Vet presidentja dhe kryeministri dje edhe pardje i dhanë qëndrimet e tyre. Më sa e mora vesh çka thanë ata, këto diferencat në qëndrime për çështje të ndryshme nuk mund të quhen luftë politike”, u shpreh Konjufca.

“Nuk  ka luftë politike te personalitet që përfaqësojnë institucionet qendrore në këtë rast, mund të ketë dallime në qëndrime për çështje të ndryshe, këto janë të natyrshme, ndodhin në çdo shtet të botës, ne kur dalim e i formulojmë qëndrimet para bashkësisë ndërkombëtare gjithmonë jemi të një mendje”.