Konjufca harron datën e seancës, shtyhet gjykimi për gazin lotsjellës

Konjufca harron datën e seancës, shtyhet gjykimi për gazin lotsjellës

Për shkak të mungesës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shtyrë seanca e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Konjufca akuzohet për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.

Në aktakuzë thuhet se në seancën e Kuvendit të Kosovës të datës 10 gusht 2016, në cilësi të deputetit, Glauk Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, me ç’rast është pamundësuar qëndrimi në sallë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mbrojtësja sipas detyrës zyrtare e Konjufcës, Arbnora Zeqiri, njoftoi gjykatën se klienti i tij ka qenë i ftuar gojarisht përmes procesverbalit nga seanca e kaluar për seancën e sotme, andaj atij i ka ikur kjo datë dhe nga kabineti i tij i është thënë se data e sotme nuk figuron në agjendë dhe se Konjufca është në një aktivitet jashtë Prishtinës, andaj është e pamundur që brenda një kohe të shkurtër të jetë prezent.