Konjufca: E padrejtë që ndërkombëtarët sanksionuan Kosovën, e Serbinë jo

Konjufca: E padrejtë që ndërkombëtarët sanksionuan Kosovën, e Serbinë jo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se faktori ndërkombëtar është në dijeni se rezultatet e hetimeve për rastin e Banjskës se shteti serb qëndron mbrapa grupit serb që e kreu agresionin në Banjskë.

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ai ka thënë se informata që janë nxjerrë nga sulmi i Banjskës deri tani janë të ndjeshme dhe se nuk duhet të bëhen të ditura në shumë detaje për opinionin e gjerë.

“Mirëpo në kuptimin gjeneral, ne e dimë që faktorët ndërkombëtarë e dijnë që mbështetja e shtetit serb mbrapa grupit serbë është pa kurrfarë dilemash”.

“Kaq dimë edhe ne se e kanë të saktë informatën për nivelin e përfshirjes së shtetit serbë për sulmin e 24 shtatorit, po shohim diskrepancë mes nivelit të informatave që i kanë dhe pastaj veprimeve të bashkësisë ndërkombëtare, kjo është e çuditshme edhe e padrejtë që jemi nën sanksione kurse shteti serb nuk ka ndonjë pasojë sa i përket kësaj edhe pas këtyre informatave”, ka thënë Konjufca.