HomeSportKonate një hap larg Real Madridit, pritet vetëm rizgjedhja e Perezit

Konate një hap larg Real Madridit, pritet vetëm rizgjedhja e Perezit

spot_img

Ibrahima Konate është shumë pranë transferimit te Real Madridi.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, mbrojtësi francez ka arritur një marrëveshje në parim me klubin madrilen për një kontratë katërvjeçare dhe tani mbetet vetëm finalizimi i procedurave pas zgjedhjeve presidenciale te “Los Blancos”, transmeton Klankosova.tv.

Raportohet se presidenti aktual, Florentino Perez, i cili konsiderohet favorit i madh për t’i fituar zgjedhjet e 7 qershorit, ka mbyllur personalisht marrëveshjen me Konaten. Në rast të rizgjedhjes së tij, transferimi pritet të zyrtarizohet menjëherë.

Mediat pranë Real Madridit bëjnë të ditur se qendërmbrojtësi francez ka pranuar një kontratë katërvjeçare, ndërsa klubi e sheh atë si një pjesë kyçe të rindërtimit të repartit defensiv për sezonet e ardhshme.

Konate do të largohet nga Liverpooli si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës së tij, duke i dhënë Real Madridit mundësinë të realizojë një tjetër transferim të madh pa paguar dëmshpërblim, pas strategjisë që ka ndjekur edhe në vitet e fundit. /Klankosova.tv

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...