Komunat bëjnë thirrje që urgjentisht të zgjidhet problemi i kontratave kolektive, humbën 115 milionë euro

Komunat bëjnë thirrje që urgjentisht të zgjidhet problemi i kontratave kolektive, humbën 115 milionë euro

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, në takimin e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrat, ku ishin të pranishëm edhe kryetarët e komunave, ka thënë se deri më tani, komunave të Kosovës, nga arka e buxhetit komunal iu janë marrë afro 115 milionë euro si pasojë e obligimeve financiare ndër vite për kontratën kolektive, gjersa vetëm në dy vitet e fundit, mbi 80 milionë euro është shuma financiare e paguar nga komunat për obligimet e kontratave kolektive.

“Qeveria e Kosovës duhet në mënyrë të menjëhershme të ndaj buxhet shtesë për komunat, në proporcion me shpenzimet e kontratave kolektive si dhe të nisin procedurat ligjore e buxhetore, për rimbursimin e obligimeve të paguara deri më tani nga komunat”, ka thënë Aliu.