
Komuna e Rahovecit dhe DEMOS-i nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi
Komuna e Rahovecit ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me DEMOS-in, për të forcuar transparencën buxhetore dhe përfshirjen e qytetarëve në qeverisjen lokale.
Sipas njoftimit të kësaj komune, ky partneritet do të ndihmojë në planifikimin e hershëm buxhetor, konsultimet publike dhe përdorimin e platformave digjitale.
“Falënderojmë DEMOS-in për mbështetjen në ndërtimin e një qeverisjeje më të hapur dhe më efikase për qytetarët tanë!”, ka njoftuar Komuna e Rahovecit.