
Komuna e Prishtinës s’i ndalon ekskursionet për maturantët
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Shkëmb Manaj, pas raportimeve në medie, ka bërë me dije se nuk do të ndalohen ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës.
“Për shkak të sqarimit të opinionit publik, ju njoftojmë që nuk do të ndalohen ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës në kryeqytet! Drejtoria e Arsimit në Kryeqytet, së bashku me Zyrën Ligjore, është duke finalizuar aktin udhëzues i cili rregullon aktivitetet ekstra-kurrikulare si mbrëmjet e maturës, semi-maturës, ekskursionet brenda dhe jashtë Prishtinës, ditët e shkollave, e të tjera, i cili vlen për procedurat në të ardhmen”, ka shkruar Manaj në “Facebook”.