
Komuna e Prishtinës: Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e kryeqytetit
Pas ndërhyrjeve dhe menaxhimit të suksesshëm të situatës pas reshjeve të shumta, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e kryeqytetit.
“Falë angazhimit të ekipeve në terren dhe masave të marra, është siguruar ambient i sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor. Urojmë nxënësve një rikthim të mbarë në shkollë”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
