
Komuna e Mitrovicës nderon viktimat e “Natës së Tmerrit”
Në Mitrovicë u hap ekspozita kushtuar krimeve serbe ndaj shqiptarëve të qytetit, para, gjatë dhe pas luftës. Kjo ekspozitë solli dëshmi të dhimbshme për vuajtjet e popullatës shqiptare dhe shërbeu si thirrje për kujtesë, drejtësi dhe reflektim kolektiv.
Në hapjen e ekspozitës morën pjesë Kryetari i Komunës, Faton Peci, Nënkryetari i Komunës, Enis Osmani, deputetë të Kuvendit të Kosovës, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Safet Kamberi, drejtorë komunalë, si dhe qytetarë të shumtë.
Kryetari i Komunës, Faton Peci, theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të viktimave të pafajshme.
Në mbrëmje, në shenjë kujtimi për 10 qytetarët shqiptarë të vrarë gjatë “Natës së Tmerrit”, ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, u ndezën flakadanë përkujtimorë.
“Ky akt simbolik u realizua për të nderuar jetët e humbura dhe për të kujtuar një nga faqet më të dhimbshme të historisë së qytetit tonë”, ka thënë kryetari Faton Peci.
