Komuna e Mitrovicës ndan mirënjohje për pensionistët e arsimit

Komuna e Mitrovicës ndan mirënjohje për pensionistët e arsimit

Gjatë ditës së sotme, Drejtoria Komunale e Arsimit ka ndarë mirënjohje për pensionistët e vitit 2023, në shenjë respekti dhe falënderimi për kontributin e dhënë në fushën e arsimit.

Në këtë ceremoni e pranishme ishte drejtoresha e Drejtorisë Komunale e Arsimit, znj. Drita Kadriu, e cila ka falënderuar të gjithë pensionistët për pjesëmarrje dhe kontribut jetësor në fushën e arsimit.

“Ju jeni shumë të rëndësishëm për shoqërinë tonë, sepse jeni ju ata që e keni bërë historinë. Meritoni shumë sepse jeni ajo gjeneratë që në rrethana dhe kohë të vështira treguat një përkushtim të madh kombëtar dhe nxorët kuadro që ndihmuan në formimin e shtetit tonë”, theksoi drejtoresha Kadriu, e cila më pas ka uruar të gjithë pensionistët.

Ndërsa, veteranët e arsimit u shprehën mirënjohës për vlerësimin e punës së tyre shumëvjeçare nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Mitrovicë.