Komuna e Junikut ndan bursa për studentë dhe nxënës të Junikut

Komuna e Junikut ndan bursa për studentë dhe nxënës të Junikut

Komuna e Junikut ka organizuar ceremoninë e ndarjes së bursave për studentët përfitues.

Në një ambient te ngrohtë në sallën e kuvendit komunal, studentet kane nënshkruar përfitimin e bursës.

Kjo është një nismë e kryetarit të komunës, Ruzhdi Shehu, i cili është i përkushtuar për të siguruar të rinjtë e komunës që të kanë më shumë mundësi për të arritur suksesin akademik.

Në fjalën e tij, kryetari Shehu theksoi se do të vazhdojë të mbështesë studentët edhe në të ardhmen.

Ai shprehu bindjen se investimi në studentët e Junikut është një investim për të ardhmen e komunës.

Për vitin 2023, përfitues të bursës nga komuna e Junikut janë gjithsej 70 studentë dhe 1 nxënës.