Komuna e Gjilanit dhe “Jetimat e Ballkanit” bashkojnë forcat për të moshuarit e studentët
Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” të humanistit Halil Kastrati do të ndërtojnë qëndrim ditor për të moshuarit e kësaj komune.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili tha se projekti do te jetë në vlerë prej 3.5 milionë euro, transmeton Klankosova.tv.
Hyseni tha se përveç qëndrimit ditor për të moshuarit, projekti do ta ketë kuzhinën popullore dhe bujtinën për studentët.