Komuna e Fushë-Kosovës zgjedh sportistët më të mirë për vitin 2024

Komuna e Fushë-Kosovës zgjedh sportistët më të mirë për vitin 2024

Nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Fushë-Kosovë u organizua mbrëmja përmbyllëse e vitit ku edhe u bë zgjedhja e krijuesit të vitit dhe dhjetë sportistëve më të dalluar, Klubi më i dalluar, Trajneri më i mirë i vitit, Referi më i mirë, Punëtori sportiv, Veterani I Sportit, Shpresa e sportit.

Në fjalën e hyrjes në këtë manifestim madhështor, zëvendëskryetari i Komunës, Besnik Osmani tha se komuna e Fushë-Kosovës edhe në këtë vit shquhet për arritje të shumta në kulturë dhe sport.

Projekte të shumta janë realizuar në këtë vit, por viti i ardhshëm do të gjejë një infrastrukturë sportive më të mirë duke iu ofruar kushte dhe mundësi më të mëdha sportistëve dhe komunitetit të kulturës.

Fitues në sport ishin:

Çmimi për Kurajo – Jara Hasolli

Çmimi për sportist I guximshëm – Shaip Loshi

Çmimi për Sportistin Veteran – Faik Sylejmani

Mirënjohje për korin siparantum – Genc Restelica

Klubi më i dalluar i vitit 2024 është shpallur Klubi i Volejbollit për Femra “Fushë Kosova”.

Trajneri më i dalluar i vitit është zgjedhur Istref Elezaj për sporte kolektive.

Referi më i dalluar – Besar Beqiri
Shpresa e Sportit – Enes Pllana
Punëtori më i dalluar Sportiv: Burim Berisha

Ndër dhjetë më të mirët u renditën:
9. Valëza Gashi – Karateiste
8. Arbenit Krasniqi – Futbollist
7. Tuana Gërguri – Notare
6. Samir Berisha – Futbollist
5. Luan Demiri – Karateist
4. Sibora Gashani – Volejbolliste
3. Luan Rrahmani – Boksier
2. Alea Kelmendi – Karateiste
1. Muhamedin Veseli – Xhudist,

Sportisti i vitit 2024 në Komunën e Fushë Kosovës u zgjodh Ilir Krasniqi – Futbollist.