
Kombëtarja U21 nis kampin dhjetëditor në Antalia
Kombëtarja U21 e Kosovës ka nisur përgatitjet në Antalia të Turqisë, ku do të zhvillojë një kamp stërvitor dhjetëditor si pjesë e përgatitjeve për ciklin e ardhshëm kualifikues.
Gjatë këtij kampi, ekipi do të kryejë dy seanca stërvitore në ditët e para, ndërsa më pas do të vazhdojë me nga një seancë në ditë. Krahas stërvitjeve, do të zhvillohen edhe dy ndeshje miqësore kundër Turqisë U21 dhe Moldavisë U21, në mënyrë që përzgjedhësi Afrim Toverlani të vlerësojë formën e lojtarëve të grumbulluar.
Në këtë grumbullim janë ftuar për herë të parë në Kombëtaren U21 edhe dhjetë futbollistë të rinj: Laurent Seji, Sead Ahmeti, Drini Miftari, Elvaris Suplja, Hamza Muqaj, Adem Imeri, Faton Ademi, Medin Gashi, Eurolind Avdimetaj dhe Arlind Maloku.
Ndeshja e parë miqësore kundër Turqisë U21 do të zhvillohet më 21 mars 2025, në Alanya, me fillim nga ora 20:30 (ora lokale), derisa më 25 mars, në Belek Dardanët U21 do të luajnë kundër Moldavisë.