
Kombëtarja U21 i mbyll me sukses ndeshjet e këtij viti për ciklin kualifikues të Evropianit 2027
Kombëtarja U21 ka mbyllur me sukses ndeshjet e këtij viti për ciklin kualifikues të Evropianit 2027, me dy fitore, dy barazime e një humbje.
“Grumbullimi i ardhshëm i Dardanëve të rinj është në mars 2026, kur do të përballen me Rumaninë dhe Spanjën”, ka njoftuar FFK-ja.
