Kombëtarja U17 e vajzave nis grumbullimin treditor

Kombëtarja U17 e vajzave nis grumbullimin treditor

Kombëtarja U17 e Kosovës ka nisur sot grumbullimin treditor në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, në kuadër të përgatitjeve dhe seleksionimit të lojtareve për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian që mbahen në tetor.

Ky është grumbullimi i parë për gjeneratën 2009/2010, ku përzgjedhësja Sanije Krasniqi dhe stafi i saj po seleksionojnë vajzat më të mira që do ta përfaqësojnë Kosovën

Në këtë kamp janë përfshirë edhe 11 futbolliste nga diaspora – nga Zvicra, Gjermania, Suedia dhe Danimarka, me synim që të krijohet një grup sa më i harmonizuar dhe konkurrues.