HomeSportKombëtarja e vajzave siguron “play-off”-in e Botërorit 2027, vjen reagimi i Agim...

Kombëtarja e vajzave siguron “play-off”-in e Botërorit 2027, vjen reagimi i Agim Ademit

spot_img

Presidenti i Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, ka uruar Kombëtaren e Kosovës në konkurrencën e femrave për arritjen historike në kualifikimet për Kupën e Botës 2027.

Dardanet e përmbyllën me sukses rrugëtimin në Grupin 2 të Ligës C, duke shënuar fitore të thellë si mysafire ndaj Gjibraltar me rezultat 8:0. Me këtë triumf, Kosova siguroi vendin e parë në grup, me pikë të barabarta me Kroacia, por me goldallim më të mirë.

Falë këtij suksesi, Kombëtarja e Kosovës ka siguruar avancimin në Ligën B për ciklin e ardhshëm kualifikues, si dhe pjesëmarrjen në fazën “play-off” për kualifikim në FIFA Women’s World Cup 2027.

Postimi i tij:

𝐔𝐫𝐢𝐦𝐞 𝐃𝐚𝐫𝐝𝐚𝐧𝐞 𝐤𝐮𝐚𝐥𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐧ë “𝐩𝐥𝐚𝐲-𝐨𝐟𝐟”-𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐮𝐩ë𝐬 𝐬ë 𝐁𝐨𝐭ë𝐬 𝟐𝟎𝟐𝟕 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐯𝐚𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 𝐧ë 𝐋𝐢𝐠ë𝐧 𝐁 🎉⚽️🇽🇰

Kombëtarja jonë e vajzave e ka përmbyllur në mënyrë madhështore rrugëtimin në Grupin 2 të Ligës C për kualifikimet e Kupës së Botës 2027, duke triumfuar si mysafire ndaj Gjibraltarit me rezultat bindës 8:0.

Me këtë fitore, Kosova siguroi vendin e parë në grup, me pikë të barabarta me Kroacinë, por me goldallim më të mirë. Ky sukses u garanton Dardaneve kalimin në Ligën B për ciklin e ardhshëm kualifikues, si dhe pjesëmarrjen në “play-off”-in e kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.

Realizimi i këtij objektivi është një arritje historike dhe plotësisht e merituar për vajzat tona, të cilat gjatë gjithë këtij cikli dëshmuan karakter të fortë, shpirt gare, përkushtim dhe besim deri në momentin e fundit.

Ky sukses përbën një tjetër hap të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit të femrave në Kosovë dhe është dëshmi e qartë e progresit të vazhdueshëm që është bërë gjatë viteve të fundit.

Përgëzime nga zemra secilës futbolliste dhe stafit teknik në krye me përzgjedhësin Sami Sermaxhaj për këtë arritje historike.

Vazhdoni të na bëni krenarë! 👏🇽🇰

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...